Një aksident i rëndë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 te rinj, ku njeri prej tyre ishte me origjinë shqiptare ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një komunë të Romës, në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije, makina që po udhëtonin Dante Cappai, 23 vjeç dhe Erik Vuka 25 vjeçari shqiptar i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit, ka dal nga rruga dhe si pasojë është përplasur me forcë në murin e varrezave që ndodhej aty.
Tragjike ka rezultuar kjo përplasje pasi i ka marrë jetën në vend Dante Cappai, ndërsa shqiptari është nxjerrë nga makina më ndihmën e zjarrfikëses e më pas është transportuar në gjendje kritike për jetën në spital dhe si pasojë e plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Aksidenti fatal, qe i ka marrë jetën 2 të rinjve, ishte një tronditje për komunitetin e vogël që ata jetonin. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.