Sipas policisë, makina po drejtoheuj nga S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, e cila ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe personi tjetë i plagosur është R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të Kalimashit, ndërsa shkak për ngjarjen mendohet të jetë bërë prania e lagështirës në rrugë.
Menjëherë në vendngjarja ka mbërritur shërbimi I ambulancës dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit.Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë në lidhje me aksidentin:
Kukës.
Informacion paraprak.
Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip "Volkswagen" me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
[gallery]24653[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO











