Makina del nga rruga në aksin rrugor Vlorë-Kuç, lëndohet pasagjerja

Makina del nga rruga në aksin rrugor Vlorë-Kuç, lëndohet pasagjerja

Foto ilustruese

Në aksin Vlorë – Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë një 52 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, është lënduar pasagjerja 42 vjeçare, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak 

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë, shtetasi I. L., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe  si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 

Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në këtë mjet, shtetasja M. L., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu