FIER - Tre persona, mes tyre dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Fier-Lushnje.

Ngjarja u shënua në vendin e quajtur "Vajkan"dhe sipas policisë makina me targa BX 937 BW, në të cilën udhëtonin 3 të lënduarit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një tokë bujqësore.

Policia tha se të plagosurit janë Gëzim dhe Gerald Duraku, përkatësisht 41 dhe 11 vjeç, si dhe dhe Emiliano Gazho 22 vjeç, të tre banues në Golem të Lushnjes.

Ata janë dërguar në spitalin e rajonal të Fierit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit konfirmoi se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

(Gre.M/Shqiptarja.com)