Makina e djegur pësoi
difekt, u ndryshua plani

Makina e djegur pësoi<br />difekt, u ndryshua plani
TIRANE- Djegia në mes të rrugës e automjetit tip “Benz” dhe dy kufomave të Shaban Babasit dhe Albert Kasallës, ka bërë që prokurorët e Durrësit, të ngrenë dyshime se automjeti ka shumë mundësi të ketë pësuar difekt ose i ka lënë në rrugë nafta. Kjo pasi sipas tyre rruga ka qënë e dëmtuar dhe mund të ketë ndaikuar që autorët e krimit të kenë braktisur automjetin në rrugë,duke i vënë zjarin me benzinë.

Sipas prokurorëve të Durrësit, dy autorët nuk kanë dashur të djegin automjetin dhe kufomat në mes të rrugës, pasi prania e flakëve të mëdha jtë zjarit në atë zonë, do të sillnin dhe reagimin e menjëhershmëm të banorëve të cilët do njoftonin policisë. Burimet shtojnë se autorët kanë pasur si qëllim fshehjen e makinës dhe djegien e plotë të saj. Ekspertiza ka faktuar se mjetit i është vënë zjari me benzinë, dhe për këtë gjë autorët kishin marrë masa.

Ata më parë kanë qëndruar në një karburant në autostradë ku kanë marrë një litër benzinë dhe më pas janë larguar duke djegur makinën ku ndodheshin dy kufomat e Shaban Babasit dhe Albert Kasallës. Gjatë ditës së djeshme, prokuroria ka marrë në pyetje punonjësin e karburantit, ndërkohë që janë tërhequr dhe pamjet filmike, ku tregohen autorët, teksa furnizohem me benzinë.

Kasalla i dënuar
Ndryshe nga çfarë deklaroi dje policia e Durrësit se Albert Kasalla nuk është i dënuar nga drejtësia, një vendim i gjykatës së Krujës, tregon të kundërtën e kësaj deklarate. Sipas burimeve të kësaj gjykate, Kasalla është dënuar disa vite më parë për akuzën e plagosjes me dashje. Nuk dihet me saktësi masa e dënimit, por Kasalla, fillimisht ka fituar një ulje dënimi 60 ditore dhe më pas ka mundur të lirohet nga qelia vetëm falë një vendimi, që ia jepte lirinë duke e kushtëzuar që brenda tre viteve të mos kryente asnjë vepër penale. Pas daljes nga burgu i Fushë-Krujës, Kasalla ka mundur të sigurojë një punë tek një gurore, që ushtron aktivitet në zonë.
 
Babasi i fejuar

Njëri nga viktimat Shaban Babasi sipas familjarëve kishte vetëm pak kohë që ishte fejuar. Për të siguruar të ardhura financiare, Babasi ishte punësuar si banakier në një lokal të fshatit, ku punonte prej disa muajsh. Familjarët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë qënë në gjëndje të tregojnë se në çfarë rrethanash ishte larguar me shtetasin Odise Verbofshi, i cili më pas e ka ekzekutuar me plumb në kokë brenda në shtëpinë e tij. Sipas familjarëve Shaban Babasi nuk është marrë asnjëherë me tregti droge.

Analizat e gjakut, zbuluan autorin
 Analizat e gjakut kanë sjellë indetifikimin e plotë të ngjarjes së rëndë në Durrës. Ekspertët e policisë kanë marrë kampione gjaku në banesën e Odise Verbofshit dhe më pas ato janë krahasur me kampione gjaku të marra tek dy viktimat. Gjatë analizimit është konstatuar se ato kanë pasur përputhshmëri, gjë e cila ka sjellë dhe identifikimin e Verbofshit si autor të këtij krimi. Ndërkohë një tjetër provë, janë dhe pamjet filmike të sigurisë të karburantit, ku autorët kanë blerë 1 litër benzinë, me të cilën i kanë vënë zjarin automjetit ku kishin hedhur dy viktimat.  
 

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës