Një aksident i frikshëm është regjistruar në Vlorë mëngjesin e sotëm. Sicc duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina është kthyer përmbys por fatmirësisht drejtuesja e mjetit, një vajzë, ka shpëtuar pa lëndime të mëdha.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të devijimit nga drejtuesja e makines tip Ford, ku fillimisht është përplasur me bordurën dhe më pas me një pemë anës rrugës duke përmbysur makinën.

Drejtuesja e makinës ka dalë nga dritarja e pjesës së pasme  të makinës e tronditur por fatmirësisht pa plagë.

1622282380_makina1.jpg