Makina e tij e parkuar ngjalli shumë dyshime, policia italiane arreston 25 vjeçarin shqiptar që shiste kokainë, i gjenden 80 doza dhe mijëra euro ‘cash’

Makina e tij e parkuar ngjalli shumë dyshime, policia italiane arreston 25 vjeçarin shqiptar që shiste kokainë, i gjenden 80 doza dhe mijëra euro ‘cash’

Foto ilustruese

Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Foligno të Italisë pasi u kap me 80 doza kokainë dhe 1400 euro cash. Makina e parkuar ku shqiptari qëndronte, ngjalli shumë dyshime për oficerët italianë. Megjithatë, sapo këta të fundit u afruan, i riu shqiptar u largua me makinë duke humbur gjurmët drejt një fshati.

Pas hetimeve dhe kontrolleve u bë i mundur arrestimi i tij. Brenda automjetit me të cilin lëvizte, atij iu gjetën 80 doza kokaine dhe 1400 euro q dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndaj tij rëndon akuza e trafikut të drogës. Ndërsa ishte dëbuar nga territori italian për 10 vite por kishte arritur të rikthehej në mënyrë klandestine pa autorizimin e nevojshëm dhe pa përdorur të dhënat e tij personale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit në futbollin shqiptar, Xhesika Ndoj shpallet 'Talentja e Vitit' 2024 për vajza

Më të mirët e vitit në futbollin shqiptar, Xhesika Ndoj shpallet 'Talentja e Vitit' 2024 për vajza