Një aksident tragjik i ka marrë jetën 60 vjeçarit shqiptar Agron GjataItali. Ngjarja ka ndodhur në Teramo të Italisë ku 60 vjeçari me mjetin tip “Nisan” tentoi të parakalonte por gjatë tentativës së tij u përplas me një furgon dhe makina e tij u përmbys disa herë derisa u përplas me mjetin tip ‘Fiat punto” drejtuar nga 59 vjeçari Ascoli Piceno.

Pavarësisht dërgimit në spital, shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe pronari i makinës Fiat. Ndërsa drejtuesi i furgonit, fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime, shkruajnë mediat e huaja