Jo vetëm qytetarët e zakonshëm. Pesë deputetë të parlamentit, 30 efektivë policie dhe 20 automjete të tjera shtetërore janë kapur nga makina inteligjente me shkelje në rrugë, shpejtësi skëterrë, me telefon dhe pa rrip sigurie.

ReportTv mëson se zyrtarët dhe ligjëvenësit janë pikasur kur kanë thyer tabelat e limitit të shpejtësisë nga 40 km/h deri në 130 km/h mbi sinjalistikën e lejuar.

Ata janë ndëshkuar me masa administrative dhe heqje pikësh në patentë, ndërsa automatikisht makinat e tyre u vendosën në sistemin e alertit të makinës inteligjente dhe patrullave rrugore.

Pas aksidentit që ndodhi një javë më parë në Tiranë, ku Ajas Sulejmani përplasi çiftin Konomi bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe, teksa po kalonin vijat e bardha dhe me semafor jeshil ndezur, policia rrugore intensifikoi kontrollet pwr drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.