TIRANE - Kjo që shikoni në foto është një veturë fantazmë pa shofer. Është filmuar në mëngjes nga kamerat e sigurisë së një institucioni publik në një nga rrugët qendrore të Bllokut në Tiranë. Në të vërtetë shoferi i saj ekziston dhe shikohet dhe në kamerë, por në regjistrat e policisë vetura rezulton pa pronar.

Historia u zbulua në mëngjes kur kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë veturë fuoristradë BMW me targë TR 6879 I, e cila ka ndaluar dhe ka mbledhur gjithë sinjalistikën e parkimit në rrugën qendrore të Bllokut, duke i vjedhur ato. Por kjo ishte çudia më e vogël.

Çudia e madhe ndodhi pas fillimit të hetimeve të rojeve të sigurisë. Pas verifikuan targën dhe u lidhën me Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, rezultoi, se vetura ishte shumë problematike.

Ajo kishte qenë prezent në një vrasje në Shkodër, shkrun gazeta Tema, onlinë, pastaj kish qenë pronë e një prokurori, pastaj ishte rishitur dhe kur policia i bënte refresh gjendjes aktuale të veturës, dilte pa pronar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)