Një makinë luksoze tip 'Volksëagen' ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Sipas korrespodentit të Report TvShkodër, Ergys Kavaja ngjarja ka ndodhur në mes të Shkodrës, afër Poliklinikës dhe shkaku ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit i cili ka përplasur dhe një mjet tip Benz gjatë përmbysjes.

Ndërkohë nuk raportohet për asnjë të lënduar nga aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa rruga mbetet ende e bllokuar.