Makina me eksploziv, Jahjaga:
Serbia të ndihmojë për hetimin

Makina me eksploziv, Jahjaga:<br />Serbia të ndihmojë për hetimin
Pas bllokimit të një makine të mbushur me eksplozivnga Policia e Kosovës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ndodhen selitë e Ambasadës Amerikane dhe disa përfaësi të huaja diplomatike, presidentja Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim urgjent me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe krerët e mekanizmave të sigurisë: drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Jahjaga shkruan se takimi ka pasur për qëllim të vlerësojë gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas kësaj ngjarjeje. “Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe punën e mirë në pengimin e këtij veprimi terrorist dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kërkova nga mekanizmat e sigurisë që të ngrenë sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe apeloj te qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit që po e hetojnë këtë incident”, thuhet më deklaratën e presidentes Jahjaga.

Ajo po ashtu u ka bërë thirrje shteteve të rajonit që të bashkëpunojnë “në zbardhjen e rrethanave dhe të ndihmojnë në sjelljen e aktorëve të përfshirë në këtë akt terrorist para drejtësisë”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që Kosova të mos bëhet vatër dhe shënjestër e aktiviteteve terroriste dhe institucionet e vendit do të bëjnë çmos që siguria kombëtare e Kosovës dhe e aleatëve të saj të ruhet dhe të garantohet”, ka thënë Jahjaga.


Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin