SHKODER - Një 55- vjecar, i cili ka qënë duke lëvizur me motorcikletë është aksidentuar për vdekje, pasi është përlasur nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të “Rusit” në qytetin e  Shkodres rreth orës 18-00. Skender Krasniqi 55 vjec është përplasur nga automjeti tip Benz me targa AA 824 AA që drejtohej nga 20- vjecari Aldo Majnishta. Për pasojë 55-vjecari Krasniqi ka humbur jetën menjëherë pasi është përplasur nga automjeti Benz.

Pamje nga vendngjarja e aksidentit