TIRANË- Në autostradën Tiranë-Durrës  gjatë pasdites ka marrë flakë një makinë tip Benz në ecje si pasojë e një defekti teknik. Në vendngjarje ka pasur vetëm dëmtime materiale dhe drejtuesja e mjetit me iniciale K.I. nuk është lënduar.

Sipas njoftimit të policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave.