Korçë - Një makinë tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm (02:00) në qytetin e Korçës.

Nga pamjet e siguruara shihet se automjeti në pronësi të Albert Ismailaj ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa është dëmtuar edhe makina që ndodhej pranë ‘Benz-it’.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.