Notari gjerman Florian Vogel, vetëm 20 vjeç, ka shpëtur nga vdekja një grua, duke e nxjerrë atë nga lumi, pasi ishte rrëzuar me makinën e saj. Notari ndodhej aty pranë për të zhvilluar disa fotografi për Bild në prag të garave të Botërorit të notit kur ndodhi aksidenti.
“Ishte gara më e vështirë e jetës time, por nuk jam një hero. Thjesht bëra atë që do ta kishte bërë çdo njeri”. Ishte ngjarja më e paimagjinueshme që më kishte ndodhur. I shpëtova jetën një njeriu, më duket ende e pabesueshme”, tha Vogel për mediat.
Pas hetimit të policisë mësohet se fillimisht gruaja ka tentuar të vetëvritet, por është penduar vonë, kur ka përfunduar në ujë. Por për fatin e saj ndodhej notari Vogel që e shpëtoi.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com