TIRANË - Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e hënë në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të kthesës së Rinasit, ku një automjet është përmbysur pasi ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafik ndarësen. Fatmirësisht pa pasoja për drejtuesin e automjetit.
Pas aksidentit nuk kanë vonuar forcat e policisë rrugore që të mbërrijnë në vendngjarje për të bërë të mundur edhe qarkullimin pa probleme të automjeteve.
Kamerat e A1 Report kanë sjellë brenda pak minutash pamje Live nga vendi i aksidentit ku dallohen makina e përmbysur dhe forcat e policisë rrugore t cilat rregullojnë qarkullimin e automjeteve duke mos shkaktuar probleme në trafik.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO