Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar nga një automjet tip "Volksvagen Golf" në pallatin e sporteve "Asllan Rusi" në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihet identiteti dhe gjendja shëndetësore e këmbësorit. 

Nga informacionet paraprake mësohet se ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. (Shekulli)