Makina përplas kalimtaren
shoqërohet në polici drejtuesja

Makina përplas kalimtaren<br />shoqërohet në polici drejtuesja
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku një 50- vjeçare ndodhet në gjendje te rëndë pasi është përplasur nga një makinë.
 
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Bujar Bishanaku” pranë stadiumit “Loro Boriçi” rreth orës 17-30 minuta të së premtes, kur autovetura tip ‘Golf” që drejtohej nga 46- vjecarja Aida Beqiri ka përplasur 50-vjeçaren Kudrete Sykja e cila ka qënë duke kaluar rrugën.
 
Sipas dëshmitarëve në vendngnarje, automjeti ka qenë duke dalë nga një rrugicë pranë aksit kryesor, ndërsa ka qënë indietro i ka rënë 50-vjeçares por në momentin që ka tentuar të frenojë, drejtuesja e mjetit e ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur më një dyqan në anën tjetër të rrugës.
 
E dëmtuara është tërhequr për disa metra zvarrë e për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup, ndërsa është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrçs ku është duke ju dhënë ndihma e parë.
 
Ndërkohë, në vendngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar në polici 46- vjeçaren Beqiri deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP, mes tyre edhe e besuara e famlijes Berisha

Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP, mes tyre edhe e besuara e famlijes Berisha