TIRANË - Rreth orës tre të mëngjesit ka ndodhur një aksident në Tiranë te kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” me bulevardin dëshmorët e kombit, te piramida.

Një makinë ka përplasur një motoçikletë tip skuter duke plagosur një vajzë që ishte pasagjer në motoçikletë

 Vajza është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ajo ka marrë plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Pasi është njoftuar për aksidenti policia ka shkuar menjë herë në vendngjarje ku ka kryer hetimet përkatëse.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit që përplasi motoçikletën dhe drejtuesin e motoçikletës.

Besjan Malo/shqiptarja.com