KORCE- Një aksident i rëndë automobilistik me pasoje një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Korcë.
Viktima, njëherazi drejtuesi i mjetit, është 53 vjecari Nesti Shkodrani, ndërsa të plagosurit pasagjerë janë Sotiraq Trebicka dhe Arben Brahimllari.
Automjeti tip Honda me targa amerikane me të cilën ata udhëtonin u përplas me murin anësor të unaëzë së qytetit si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit, por paraprakisht mendon se shkak ka qënë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij.