Fier - Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të martë vetëm pak metra larg sheshit qendror të qytetit të Fierit.
Sipas burimeve paraprake, mjeti ka qenë në lëvizje dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve.
Policia ka nisur hetimet, teksa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.
Komento
Komente








