SHKODËR - Një 76-vjeçare humbi jetën në mbrojtje të nipit të saj 8-vjeçar. E moshuara me inicialet H.M ndodhej në stacionin e autobusit në Bahçallëk të Shkodrës, kur drejt tyre ka ardhur një makinë. 76-vjeçarja ka tentuar të shpëtojë nipin duke i dalë atij mburojë, e për pasojë nuk i mbijetoi plagëve të marra nga goditja e makinës.
Nipi 8-vjeçar i të ndjerës dhe një vajzë e re 29-vjeçare e cila gjithashtu priste në stacion mbetën të plagosur lehtë dhe morën mjekim në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në segmentin rrugor Shkodër-Bushat. Gjithcka nisi me përplasjen e dy automjeteve Ford, njëri i drejtuar nga 63-vjeçari Gjon Gjergji nga Mirdita dhe tjetri nga 23-vjeçari Mateo Nonaj banues në Shkodër.
Përplasja e 2 mjeteve ka qenë e fortë duke bërë që Ford ii drejtuar nga 63-vjeçari të zvarritej disa metra duke goditur personat që ishin stacionin në anë të rrugës në pritje të urbanit.
Policia arrestoi dy drejtuesit e makinave për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave me të cilën lëviznin automjetet.

Foto të tjera..
/Shqiptarja.com

VIDEO