Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku për pasojë ka mbetur e lënduar rëndë një grua rreth moshës 35-vjeç. 
 
Gruaja ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën përgjatë Librit Universitar kur është marrë përpara nga një automjet. Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

[gallery]25244[/gallery]

Kanë qenë kalimtarë të rastet të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të shumta policie. Blutë kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të kryeqytetit për të identifikuar dhe ndaluar automjetin që shkaktoi aksidentin. 

Redaksia Online
Xh.F/I.Q/Shqiptarja.com