Gjirokastër/Makina humb kontrollin, përplaset me fasadën e dyqanit, shoferi arratiset nga vendngjarja

Një makinë ka përplasur pjesën e përparme të dyqanit të një kompanie celulare në qendër të lagjes "18 Shtatori" në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa automjeti tip FORD me targa të huaja, vinte nga zona e poshtme e bulevardit "18 Shtatori" dhe u përplas me vetratat e xhamit të dyqanit.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë ndërkohë që sistemi mbykqyrës i subjektit ka filmuar të gjithë ngjarjen. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohen për të lënduar. Policia e Gjirokastrës është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që demtoi subjektin.

Be.K./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ulet numri i testimeve, bien shifrat e të infektuarve me COVID, shënohen 764 raste të reja, ndërrojnë jetë 20 qytetarë