U kap në fermë kanabisi, shqiptari: Po punoj për të shlyer borxhin 10 mijë paund ndaj atyre që më sollën në Angli

U kap në fermë kanabisi, shqiptari: Po punoj për të shlyer borxhin 10 mijë paund ndaj atyre që më sollën në Angli

Arbi Koldashi

Angli-Një 41 vjeçar me origjinë shqiptare është vendosur në pranga në Britaninë e Madhe pasi u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi.

Arbi Koldashi, u arrestua në në Wakefield, West Yorks, dhe u justifikua se po bënte këtë punë për të shlyer një borxh prej 10,000 £ që u kishte trafikantëve që e sollën përtej detit me një gomone dy vjet më parë.

Policia bastisi shtëpinë dhe gjeti Koldashin duke u kujdesur për më shumë se 140 bimë, tha Gjykata e Kurorës së Leeds.

Ndërkohë Prokurorja Jennifer Gatland nënvizoi se oficerët ushtruan kontroll pak para orës 9 të mëngjesit të 31 korrikut. Koldashi ishte banori i vetëm që u gjet dhe oficerët zbuluan gjetën 4 dhoma të rritjes së kanabisit ku kishte 60 bimë të pjekura dhe 85 fidanë kanabis.

Sipas ekspertëve ferma ishte në gjendje të prodhonte rreth 6.3 kg drogë, me një vlerë prej 63,000 £./Daily Mail

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot