KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen nr. 17, në qytetin e Korçës.  Automjeti tip "Volkswagen" me drejtues qytetarin me iniciale  E. R., ka përplasur 50 vjeçarin A. B., teksa po ecte në rrugë.

I plagosuri u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.