PEQIN- Një i vdekur si pasojë e përplases së një makine me një motoçikletë në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i  Pajovës, sot rreth orës 17:00. 

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe e makinës me targë EL2697C, e cila ia ka prerë rrugën motoçikletës, duke e përplasur për vdekje drejtuesin e motoçikletës, shtetasin Zyfer Elezi, rreth 45-vjeç.

Sipas informacioneve policore nga vendi i ngjarjes, mësohet se motoçikleta ka dalë nga një rrugë dytësore duke u drejtuar për te rruga kryesore. Ky ka qenë momenti kur automjeti ka përplasur motoçikletën duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Elezit. 

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariatin e Peqinit drejtuesin e makinës. 

aksident pajove me logo
(Në foto: Vendi i përplasjes dhe automjeti që përfundoi jashtë rruge pas përplasjes me motorin)  Foto të tjera


Redaksia Online
(e.sh/a.ç/shqiptarja.com)