FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur në Fier ku një makinë ka përplasur një motor. Si pasojë ka gjetur vdekjen motoristi 30 vjeçar me iniciale A. H.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit ku 25 vjeçari me iniciale R. H., banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta", është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga 30 vjeçari.

Drejtuesi i motorit është dërguar fillimisht në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë nga plagët e marra.

Shoferi me iniciale R. H., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.