KORÇË- Një aksident ka ndodhur në Memelisht të Korçës. Një makinë ka përplasur një këmbësor që ka qenë anës rrugës.

I lënduari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur akoma, është transportuar drejt spitalit.

Fatmirësisht këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e përplasjes.