LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Milot, përkatësisht në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës". Mësohet se këmbësori i identifikuar si pal Vathi, 55-vjeç është përplasur nga një mjet dhe për pasojë nuk ka mundur tu mbijetojë palgëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit A.I., është shoqëruar nga policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.