Makina përplas këmbësorin në Maliq, ndërron jetë në spital, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Makina përplas këmbësorin në Maliq, ndërron jetë në spital, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Foto ilustruese

MALIQ- Një këmbësor ka ndërruar jetë në Maliq si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 11:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ ka përplasur këmbësorin L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq. Ai është dërguar në spital por nuk ia ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet