TIRANË - Një aksident i rënë ka ndodhur rreth orës 19.00 në superstradën Tiranë-Durrës. Një automjet ka çarë trafikndarësin duke kaluar nga ana tjetër e rrugës. Si pasojë makina është përplasur me mjetet e tjera në lëvizje dhe është përfshirë nga flakët. Mësohet se dy personat që udhëtonin në automjet kanë mundur të dalin prej tij, ndërkohë që një zjarrfikëse ka shuar flakët.
Dy të rinj nga Laçi kanë mbetur të plagosur pasi janë akidentuar: Armand Dedaj dhe Ervis Gjonaj ishin duke ecur me shpejtësi me makinën e tyre tip Audi në autostradën Tiranë-Durrës. Mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i të rinjve, që ka çuar më pas në këtë aksident. Makina është përplasur me bordurën e autostradës dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që policia dyshon se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com