Makina përplaset me autobusin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen 3 persona/FOTO

Makina përplaset me autobusin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen 3 persona/FOTO

Aksidenti Shkodër-Lezhë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Raportohet se një makinë e tipit “Ford” është përplasur me një autobus dhe ka përfunduar anash rrugës.

Autobusi është me targa të Kosovës. Përplasja ka qenë e fortë dhe siç duket nga pamjet dhe dëmet në mjete kanë qenë të konsiderueshme.

Nga aksidenti është dëmtuar 3 persona, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Liljana Kullaj është drejtuesja e mjetit tip “Ford”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e plotë.


Informacion Paraprak i Policisë

Shkodër/Më datë 28.06.2018, ora 16:20, jemi njoftuar se ne aksin rrugor Shkoder-Lezhe, në fshatin Plezhë, Shkodër, ka ndodhur një përplasje ndërmjet dy automjeteve,

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një autobuz me targa KS 05252DG me drejtues shtetasin F. L, 35 vjeç banues në Kosovë, dhe autoveturës tip Ford me targe AA053MO me drejtuese shtetasen L. K. 55 vjeçe dhe pasagjere shtetasen R. O. 58 vjeçe, banuese në lagjen Salo Halili, Shkodër, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. 

Po kryen veprimet grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë