Selmani hero në shtesë, Elbasani 'qan' 2 pikë të humbura kundër Tiranës! Daja merr fitoren e parë si trajner i Dinamos

Selmani hero në shtesë, Elbasani 'qan' 2 pikë të humbura kundër Tiranës! Daja merr fitoren e parë si trajner i Dinamos

Moment nga ndeshja Tirana-Elbasani

Tirana i ka shkuar shumë pranë humbjes në javën e 5 të Superligës, por në fund të sfidës me Elbasanin ka arritur të sigurojë 1 pikë. Bardheblutë mbyllën 90 minutat e një përballje shumë të luftuar me rezultatin 1-1. Në pjesën e parë të besuarit e Shkëmbit realizuan të parët me Kolën, ndërsa pa kaluar shumë Ze Gomes barazoi për miqtë. Për t’u evidentuar penalltia e humbur në shtesë nga Elbasani, që në fund mbeti i keqardhur për 2 pikët e lëna.

Ndërkohë fitoren e parë me Dinamon shijoi trajneri Ilir Daja, pasi në ‘Elbasan Arena’ nëndetësja fitoi me rezultatin 2-1. Golin e tre pikëve për Dinamon e realizoi Itodo në minutën e 90.

Më herët Partizani barazoi 1-1 në tarnsfertën e Laçit, por më shumë se rezultati vëmendjen e mori dhuna.

Dy sfidat e tjera të javës së 5 të Superligës u luajtën të dielën, me Vllazninë që mposhti 1-2 Teutën dhe Egnatian që u rikthye te fitoret, teksa ia doli 4-0 në Rrogozhinë kundër Bylisit. Pas 5 javëve të para udhëheq Vllaznia me 10 pikë, po aq sa Egnatia, por shkodranët kanë avantazhin e përballjes direkte. Me 8 pikë janë Partizani dhe Elbasani, ndërsa tabelën e klasifikimit e mbyllin Skënderbeu me 4 pikë dhe Laçi me 3.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Dhuna në Laç, denoncimi i Partizanit: S'u kursyen zyrtarë dhe futbollistë! Gjyqtarët donin të ndërprisnin ndeshjen (VIDEO)

Partizani barazoi 1-1 në tarnsfertën e Laçit, por më shumë se rezultati vëmendjen e mori dhuna. Klubi kryeqytetas me anë të një reagimi ka kërkuar dënimin e kurbinasve nga FSHF dhe policia për dhunën verbale dhe fizike që sipas të kuqve ushtruan kurbinasit. Klubi e denoncon këtë me video, ndërsa pretendon se edhe gjyqtarët janë kërcënuar deri në atë pikë sa ishin gati të ndërprisnin ndeshjen.

"Klubi Futbollit Partizani dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në stadiumin e Laçit gjatë takimit Laçi - Partizani i vlefshëm për javën e 5-të të Kategorisë Superiore! Ndonëse Partizani kishte udhëtuar sot për në Laç, për të luajtur vetëm një ndeshje futbolli është gjendur në mes të një situate aspak normale, që nuk ka lidhje fare me futbollin apo më keq akoma me rregullat “Fair Play”. Dhuna verbale u shoqëruar me një dhunë fizike duke u goditur jo vetëm zyrtarët e Klubit tonë, por edhe futbollistët që kishin zbritur në fushë të ushtronin profesionin e vet. Kërkojmë me forcë, reagimin dhe veprimin sipas rregullave nga FSHF, duke qënë se pamjet janë të qarta dhe dhuna ka vazhduar edhe ndaj zytarëve të ndeshjes përveç atyre të klubit tonë. Klubi i Futbollit Partizani kërkon edhe nga organet e Polisisë së Shtetit të evidentojë dhunuesit që këtë radhë vijnë nga tribuna e “ashtëquajtur” VIP dhe të dërgohen para drejtësisë. Respektin që i presim dhe i përcjellim kundërshtarët në stadiumin “Arena e Demave”, pretendojmë ta gjejmë në çdo stadium apo fushë rivalësh. Dhuna nuk ka vend në sport!!! P.M.T.P"-shkruan Partizani.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Maroku do të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, Spanja me ‘dhimbje koke’! Rrezikon finalen e Botërorit (VIDEO)

Maroku do të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, Spanja me ‘dhimbje koke’! Rrezikon finalen e Botërorit (VIDEO)