Shefi i Krimeve të Vlorës ka humbur jetën në një aksident ndërsa udhëtonte nga Fieri drejt qytetit ku shërben. Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradë, në afërsi të Novoselës, ku makina tip ‘Toyota’ e Ermal Lulajt u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje.

Dyshohet se automjeti i rëndë ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme. I plagosur ka mbetur edhe 63-vjeçari Thanas Poçaj, drejtues i skrepit që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Efektivi, rreth të 40-ave, më herët ka shërbyer si shef i Antidrogës. Ai është baba i dy fëmijëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Lajmi në përditësim..

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Arifo: 16/11/2026 19:58

    Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Edi: 16/11/2026 19:52

    Ngushellime familjes. Gjyna nga zoti te vdesesh kot kshu

    Përgjigju
  • Ngushéllime: 16/11/2026 19:34

    Ngushéllime

    Përgjigju
  • Emigranti 3: 16/11/2026 19:16

    Çfarë bën fadroma në autostradë mër njerëz?? A jeni në terezi apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59

    Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?