LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Lezhë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ".
Një makinë është përplasur me një kamion, ku për pasojë ka humbuR jetën shoferi i "Benzit", Eduard Grishaj 55 vjeç, banues në Shkodër. Aksidenti ka qenë i rëndë, ku siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ku makina është futur poshtë kamionit, duke e bërë të vështirë nxjerrjen e viktimës nga makina.
Viktima Eduard Grishaj ishte studiues dhe përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.
Drejtuesi i kamionit T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Viktima Eduard Grishaj
Report Tv mëson se 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin rrugor në Lezhë është Eduard Grishaj, studiues, përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.