Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në rrugën e Arbrit, ku një makinë është përplasur me një kamion.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 shoferët dhe një pasagjer.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se makina e aksidenuar, ka përfunduar në anë të rrugësh e ndarë në dy pjesë.
“Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente










