KORCE- Dy persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Bulgarec.
Automjeti tip "BMW" me të cilin udhëtonin dy persona, është përplasur me një pemë. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur Dorian Avxhiu dhe Armando Larti.
Si shkak i aksidentit, mendohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët kanë nxjerrë të aksidentuarit nga makina.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës. I plagosuri Dorian Avxhiu ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, ndërsa i plagosuri tjetër Armando Larti, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com