Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në Lungomare të Vlorës.

Makina Benz është përplasur me pemën dhe për pasojë shoferi mbeti për disa minuta i bllokuar brenda në mjet. 

Pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja shoferi është nxjerrë nga makina me vështirës dhe më pas është dërguar në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës. Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.