Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Fier-Vlorë, ku një automjet është përplasur me trafik-ndarësen dhe për pasojë është përmbysur në rrugë. 

Aksidenti ka ndodhur pranë Fabrikës së Kripës, ku një automjet tip "Volskëagen-Polo" me targa AA 013 HI, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi R.Z., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi. 

[gallery]19740[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com