Makina përplasi për vdekje 54-vjeçarin, motra kërkon drejtësi: Policia të gjejë autorin e ngjarjes

Tre ditë pas aksidentit tragjik në autostradën Laç - Fushë Kruje, ku u përplas për vdekje 54-vjeçarja nga Shkodra, Lule Deda ngjarja vijon të mbetet pa autor.

E motra e viktimës, Leonora Deda ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e aksidentit si dhe identifikimin  e autorit të ngjarjes që sipas saj minimalisht duhet të kërkojë falje, pasi e quan të papranueshme largimin nga vendi i ngjarjes.

“Se si ka ndodhur ngjarja nuk di Akoma asgjë. Kam shumë besim tek shteti se do ta zbardhë këtë ngjarje. Unë I kërkoj shtetit dhe atij personi kush ka qenë dhe që ai të prezantohet dhe të paktën të kërkoj falje. Kam qenë e para që e gjeta motrën copa-copa në rrugë….”, thotë Leonora Deda.

Lule Deda u përplas për vdekje më 23 shtator nga një automjet teksa po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” në Kurbin. Në tentativë për të identifikuar mjetin pas ngjarjes së rëndë, policia e Lezhës ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë, por ende nuk ka arritur të gjejë autorin që shkaktoi aksidentin fatal.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit