Ende vijon në qytetin e Tiranës problemi i parkimeve në vende të paligjshme, në redaksinë e Shqiptarja.com ka ardhur raportimi i një qytetari i cili shpreh shqetësimin e tij për këtë problem.

Qytetari shprehet se “në mëngjesin e ditës së enjte rreth orës 10:15 në rrugën Ismail Qemali në Tiranë (midis Kryeministrisë dhe Hotel Rogner) janë parkuar disa makinë në një vend që nuk lejohet parkimi.

Në këtë rast nuk kam njoftuar organet përkatëse (Policinë Bashkiake) por në të shkuarën e kam bërë këtë gjë dhe me duket se nuk ka pasur rezultat.

Në rrugën në fjalë është i ndaluar parkimi edhe qëndrimi por është e zakonshme të shoh makina të parkuara në mënyrë të paligjshme,

Makinën e përdor shumë pak dhe shoh së rregulli në trafik është shumë larg atij që duhet të jetë si nga policia ashtu edhe nga qytetarët dhe nuk shoh ndonjë përpjekje për ta rregulluar”.

i7676
Makina të parkuara në rrugën Ismail Qemali, në një vend që nuk lejohet parkimi

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com