COVID-19 nuk ndal as aksidentet e frikshme automobilistike. Report TV siguron videon ekskluzive nga aksidenti i regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Vaso Pasha” në zonën e ish bllokut ku fatmirësisht ku fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Këto pamje të aksidentit bëhen edhe më të frikshme nëse nuk do të ishte karantina dhe në këtë orar lëvizjet e njerëzve do të ishin normale.

Teksa vitet kalojnë ky kryqëzim në rrugën ‘Vaso Pasha’ në zonën e ish bllokut me rrugën “Nikoll Tupe” vijon të mbetet sërish problematik ku të vetmja gjë që ndryshon janë mjetet dhe shoferët e përfshirë në aksident, skema dhe dinamika është e njëjtë. E gjithë kjo situatë vjen për shkak të fushëpamjes së kufizuar pasi në të dy kahet e rrugës parkohen makina. 

Siç shihet në Report Tv disponon, nga ky aksident e kanë pësuar dhe një tjetër automjet dhe një motoçikletë që qëndronin të parkuara në atë zonë. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Volvo” është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës, por nuk është konfirmuar zyrtarisht.

1586879553_1586876816AKSIDENTTIRAN.jpg

Makina e përfshira në aksident

Nga video e siguruar nga Report TV të aksidentit të frikshëm të regjistruar në orën 12:44 minuta të paradites së kësaj të marte në kryqëzimin e rrugës “Vaso Pasha” vihet re se një makinë po dilte nga rruga “Nikoll Tupe” duke i prerë rrugën një mjeti tjetër që vinte nga rruga “Vaso Pasha” me një shpejtësi skëterre siç duket dhe nga pamjet  .

Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në ambientet e një dyqani. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur të lënduar nga aksidenti por vetëm dëme materiale.

Ky kryqëzim i rrugës “Vaso Pasho” me rrugën “Nikoll Tupe” është një pikë burim aksidentesh pasi dhe më parë Report TV ka transmetuar videot ekskluzive të aksidenteve të frikshme të regjistruara ku fatkeqësisht janë përfshirë dhe kalimtar të rastit duke e kthyer kështu këtë aks në një tmerr për shoferët.

1586867826_aksidentbllok.jpg

Foto nga aksidenti në ish-Bllok