Aksi rrugor nga autostrada në Gosë të Kavajës deri në plazhin e Vilë Bashtovës me një gjatësi prej 11 km është tërsisht i amortizuar. Mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë inerte nga shtrati i lumit Shkumbin në të gjithë gjatësinë e tij nga ura e Shkumbinit e deri ne grykëderdhje kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë segment rrugor.
Qarkullimi i automjeteve është shumë i vështirë. Në njërin krah të rrugës janë krijuar gropa të mëdha duke e kthyer dhe në burim aksidentesh. Kjo situatë ka sjellë dhe shqetësimin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në të.
"Po nuk pati rrugë s'ka jetë. Na shqetëson shumë, rruga është shumë e keqe. Kjo rrugë është bërë dhe burim aksidentesh. Rruga duhet përditë për hall, për punë. Sepse një krah është i prishur dhe nuk di ku të hapësh rrugën", tha një drejtues mjeti.
"Kjo rrugë është skandal, se marrim vesh ça po bëhet këtu. Po na shkatërrohet makina, a ka shtet të rregullohet kjo rrugë? Nuk ka ditë që mos të ndodhin aksidente", tha një drejtues mjeti. "Skandal, duhet të rregullohet po na prishen makinat çdo ditë", tha një drejtues mjeti.
Gjatë stinës së verës situata bëhet edhe më e vështirë për shkak se ky aks rrugor të lidh me plazhin e Vilë Bashtovës i cili frekuentohet nga turistët. Gjithashtu kjo rrugë përdoret për të shkuar edhe në kalanë e Bashtovës e cila është kalaja e vetme fushore në Ballkan.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
Zyrtare, Kukësi i jep Besës trajnerët Emiljano Çela dhe Bekim Kuli! Objektiv, arritja e Superiores me kavajasit
2 Janar, 21:42
-
Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia
25 Dhjetor 2024, 16:30
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
Kavajë/ Aksident tragjik në Gosë-Vilë Bashtovë! Kishte ndaluar mjetin për defekt teknik, e përplas një makinë tjetër, humb jetën 60-vjeçari
5 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
30 Nëntor 2024, 21:02
-
Rikonstruktohet muzeu Etnografik i Kavajës, rrëfime historike përmes teknologjisë
14 Nëntor 2024, 16:25
-
‘Veri Jug’/ Në Kavajë, me njerëzit e punës! Artizani prodhon enë balte në një vegël primitive! Rrëfen si e ka trashëguar zanatin ndër breza
10 Nëntor 2024, 15:30
-
Kavajë/ Vodhi makinën ‘Range Rover’ nga servisi, Policia arreston hajdutin 32-vjeçar pas kallëzimit të pronarit
29 Tetor 2024, 11:20
-
Kavajë/ Vodhi 4 makina gjatë 9 muajve, arrestohet 42-vjeçari! Braktisi një nga mjetet në Vilë Bashtovë pasi u ndoq nga policia
20 Tetor 2024, 12:27
-
Veliera e tij u gjet në Karpen të Kavajës, pronari gjerman ende i zhdukur, djali i tij: S'kemi kontakt prej 1 muaji
13 Shtator 2024, 12:26
-
FOTO/ Prej vitesh në gjendje të mjerueshme, nis shembja e stadiumit 'Besa' në Kavajë
13 Shtator 2024, 10:14