-
Sociale
Rruga që të çon në zonën turistike ‘Shtegu i Ngjyrave’, 30 vite në harresë! Banorët e Novosejës: Po e ndërtojmë vetë
Shtegu i Ngjyrave në malit të Kallabakut është kthyer në një atraksion turistik, por mungon rruga për të shkuar në këtë zonë malore të Kukësit. Banorët shprehen se prej 30 vitesh nuk është kryer asnjë investim ndaj kanë vendosur ta ndërtojnë vetë rrugën.
3 Nëntor 2021, 14:16 -
Rruga e harruar në Patos, drejtuesit e mjeteve: Të keqen e rrugës së traktorit, po na çahen gomat
Prej disa vitesh vazhdojnë ankesat e drejtueseve të mjeteve për segmentin rrugor nga Kthesa e Patosit deri te kthesa për në Ballsh. Kjo rrugë është amortizuar duke qenë jo pak herë burim aksidentesh.
24 Maj 2020, 17:43 -
Rruga e pashtruar në Tiranë, banorët: Problem, sidomos në dimër (VIDEO)
Banorët e “Agim Stafës” në Tiranë kanë vetëm një shqetësim: Të vihet dot në rrugën që ndodhet pranë shkollës “Kongresi i Manastirit”. Report Tv i dha zë problematikës në këtë zonë, ku banorët thonë se më e rëndë situata është në dimër.
24 Maj 2020, 17:28 -
Makinat e tonazhit të rëndë shkatërrojnë rrugën që të çon në Vilë Bashtovë, shoferët: Kemi frikë të kalojmë natën (VIDEO)
Rruga prej 11 kilometrash nga autostrada në Gosë të Kavajës deri në plazhin e Vilë Bashtovës është plotësisht e amortizuar. Gjendja është përkeqësuar nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar pasi kjo rrugë është kthyer në burim aksidentesh.
18 Janar 2020, 20:18 -
Rruga e Kalivaçit në Dibër e pakalueshme, banorët: Asnjë ndërhyrje në 30 vite (VIDEO)
Rruga e Kalivaçit në Njësinë Administrativë në Baz të Matit është tërësisht e shkatërruar. Kjo rrugë lidh tre fshatra me aksin nacional Burrel-Tiranë. Banorët thonë që prej 30 vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje.
23 Dhjetor 2019, 18:43 -
Nyje lidhëse për Gjirin e Lalzit, rruga tejet e amortizuar, banorët: Burim aksidentesh
Rruga që lidh njësinë administrative të Ishmit me qytetin e Durrësit, Gjirin e Lalëzit dhe Fushë-Krujën është në gjendje të amortizuar, duke krijuar mjaft peripeci për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës.
20 Maj 2019, 19:15 -
Amortizimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët protestë: Ka degraduar (VIDEO)
Banorët e fshatrave të Mirditës kanë protestuar këtë të premte për degradimin e rrugës nacionale Rrëshen-Burrel. Ata tentuan të bllokojnë rrugën, por u ndaluan nga policia. Amortizimi i rrugës sipas tyre ju ka vështirësuar lëvizjen, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
11 Maj 2019, 13:43 -
Katundi i Ri në Elbasan pa rrugë, banorët: Kur bie shi bëhet e pakalueshme, apel shtetit (VIDEO)
Rruga e fshatit Katundi i Ri në Elbasani është jashtë çdo standardi dhe është kthyer në një problem serioz për banorët e zonës. Rruga e cila ju shërben rreth 2000 banorëve është e pashtruar dhe në kohë me shi bëhet e pa kalueshme. Banorët bëjnë apel që të ndërhyhet.
5 Maj 2019, 17:22 -
Rruga e amortizuar e kalasë në Borsh, banorët: Paguajmë taksa, por nuk marrim shërbim
Rruga që lidh Borshin me fshatrat e tjerë, si Fterra dhe lagjia Kala është rrënuar tërësisht duke vështirësuar jetën e banorë ve të fshatrave përreth dhe turistëve të shumtë që kanë ardhur të vizitojnë zonën.
18 Qershor 2018, 17:03