Makinat përplasen kokë më kokë, 4 të rinj shqiptarë në Serbi humbin jetën në aksident

Makinat përplasen kokë më kokë, 4 të rinj shqiptarë në Serbi humbin jetën në aksident

Pamje nga aksidenti

Katër të rijn shqiptarë raportohet të kenë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar.

Rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë. Katër persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy të lënduar nga automjeti tjetër janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit, raportojnë mediat në Serbi.

Disa media raportojnë se 4 të vdekurit janë shqiptarë dhe se për vdekjen e tyre autoriteteve të Novi Pazarit iu është dërguar telegram ngushëllimi nga Presheva.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa policia vijon hetime. Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.

Viktimat e aksidentit

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 27/12/2021 18:59

    Si ka mundsi se vetem shqiptart kan vdekur , ka mundsi i kan dergu ne spital dhe i kan mbyt me ilaqe , ngushellime familjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës