Makinat përplasen 'kokë më kokë' në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 5 persona (VIDEO)

MALIQ- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur kokë më kokë. Makinat e përfshira në aksident janë një 'Mercdez-Benz' me drejtues E.B dhe një tjetër tip 'Golf' me drejtues Gj.M.

Për pasojë në aksident janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në makina. Kokretisht  E.T., D.T., të dyja pasagjere në mjetin tip "Golf" dhe L.Sh, pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njëri prej automjeteve është me targat  AA 757 VX. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë