Makinë 150 mijë €? Lleshaj: Është e shtetit dhe kushton vetëm 49 mijë euro! Unë kam një automjet mëse të zakonshëm, larot në gjyq

Makinë 150 mijë €? Lleshaj: Është e shtetit dhe kushton vetëm 49 mijë euro! Unë kam një automjet mëse të zakonshëm, larot në gjyq

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe makina për të cilën akuzohet se ka kushtuar 150 mijë euro

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshja ka sqaruar akuzat e bëra në drejtim të tij se disponon një makinë 150 mijë eurosh.

Lleshaj shprehet se makina për të cilën flasin është në pronësi të shtetit dhe kushton 49 mijë euro, teksa ai vetë ka një automjet mëse të zakonshme prej një dekade.  

Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar mediat që kanë publikuar një akuzë të tillë se do të ndjekë rrugën ligjore, teksa i ka cilësuar lajme të tilla si kjo tentativë për intimidim apo shantazh. 

Deklarata e plotë
Po bëhen disa javë që disa portale ordinere dhe tutorët e tyre jo dhe aq periferikë, po përpiqen të mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz. Sipas tyre, Ministri i Brendshëm paska blerë një makinë, që herë kushton 100 milionë lekë e herë arrin në 150 mijë Euro.

Aq shumë janë sforcuar për t'a përsëritur këtë mashtrim, sa ai ka mbërritur edhe tek disa qytetarë të nderuar, të cilët më kanë pyetur rreth të vërtetës. Vetëm në respekt të tyre dhe jo në përgjigje të shpellave virtuale, po bëj këto sqarime elementare:

1. Sandër Lleshaj si person ka në pronësi një automjet mëse të zakonshëm, që prej një dekade. Ai nuk e ka as të mundur dhe as ndërmend të blejë një makinë të re;
2. Për shkak të funksionit shtetëror, Ministri i Brendshëm dhe grupi i tij i shoqërimit ka në përdorim disa automjete;
3. Po bëhen disa muaj që një automjet i dalë jashtë përdorimit është zëvendësuar me një të ri;
4. Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro;
5. Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik;
6. Vetëm për krahasim, vlen të theksohet se vlera e automjetit të ri në përdorim të Ministrit të Brendshëm është e përafërt me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.

E vërteta është kaq e thjeshtë. Nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm.

Sigurisht që kjo tentativë për intimidim apo shantazh nuk do të mbetet pa përgjigje. Larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore. Me këtë rast, dua të garantoj qytetarët dhe miqtë e mi se unë nuk e njoh as lëkundjen, as shmangien dhe as tërheqjen nga misioni im, që është shërbimi ndaj Shqipërisë.

Aq mirë e njoh veten time, sa tentativat mjerane për baltosje vetëm sa më motivojnë për të bërë më shumë kundër krimit, i cili ndonëse përpiqet të sofistikohet duke u bërë edhe virtual, nuk mund t'i shmanget goditjes që bëhet përditë më e fortë. E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkoder: 14/09/2020 15:54

    Po lereni ma se e ka blere te vjedhur dhe ka kursyer nga buxheti i shtetit

    Përgjigju
  • Cubi: 14/09/2020 13:59

    Mos e rr**** fare per qent e shqupit dhe ata qe i ndjekin nga pas. Sì ti te jen te gjith politkanet tane,keta qener dhe hajna,por nuk jan as sa 10%e jotja. Ata i kan mjetet nga 300 mije € dhe me para te vjedhura ketij populli fukara

    Përgjigju
  • Ik re klluf: 14/09/2020 13:46

    zoti mashtrus bmw ne fjale kushton mesatarisht nga 75€-90 mije euro dhe ssta garantoj si tregtar makinash qe jam. Nqs kjo kushton aq sa thu ti atehere pse duhet te sekuestrohen neper rruge kto mjete se fundja gati gjithkush i ka 50 mije euro ta bleje apo jo?? Minister mashtrus hipokrit

    Përgjigju
  • Une: 14/09/2020 12:56

    O mashtrusat dhe alabaket e shqupit femijet e saliut kane pallate dhe lajne miliona euro neper bizneset e tyre dhe kryetari juaj jeton ne vila 500 mij eurosh.. Vetem zyra e Saliut eshte 500 mij euro ne mes te tiranes dhe keni goje e flisni per makinen e ministrit te rendit. Po nuk keni faj se ketu ende nuk ka shtet!!!

    Përgjigju
  • Bmw 2019: 14/09/2020 12:32

    Po beri kjo 49 mije euro, tma gjej dhe nje mua, po e blej une se e paska kap oferte..

    Përgjigju
    • O ari: 14/09/2020 14:18

      Ke dëgjuar ndonjeher per leasing?Ca pellisni kot kur se keni idene se si i ble shteti apo kompanitë makinat

  • Sifi: 14/09/2020 12:20

    Bej padine per llaoaqenet qe vec mashtrijne dhe leja drejtesise zoti Sander .Kjo politike e Shqupit ka 30 vjet qe aplikohet ,por oara popullit i ka dale boja .PS merr mandatin e trete dhe nje nga aresyet eshte strategjia e babales nga opozita jasht parlamentare

    Përgjigju
  • Ben: 14/09/2020 10:20

    Shteti me i varfer ne Evrope pajis ministrat me makina luksi. Turp per kete popull fukara dhe maskarenjte qe e qeverisin

    Përgjigju
  • genti: 14/09/2020 10:16

    bmw serie 7 nis nga 98000 eu.49 qe thote ministri eshte nje genjeshter e paster.pastaj e ka te tijen a te shtetit pune tjeter.ndofta do ishte me mire ta kish te tijen me ate cmim se do kish harxhuar leket e vet ndersa ne kete menyr harxhon leket tona per te udhetuar ne lluks.shteti yn nukka lluksin e makinae te lluksit.po keta te hedhin hi syve.ka plot makina ekonomike qe jane sh komode per eliten e nje vendi te varfer si i yni.por kur elita jone jane politikanet tane vaj me det

    Përgjigju
    • Rika: 14/09/2020 14:18

      E kan mar me leasing o i zgjuar

    • Tahir Tarfyci: 14/09/2020 14:04

      Po aq sa ka ber kjo makine i ka harxhuar sali qeni me moniken me molotov e shashka ne nje protest per te djeg e shkaterruar institucionet e shtetit.

  • Sander: 14/09/2020 09:39

    Qenke ngritur mbrapsht nga gjumi sot o sander? Cfare po derdellit o gjeneral i skaduar?? Mos kujto se njerezit jane akoma te dehur e verbuar nga gazi kimik?? Cfare shteti thua o i mbaruar, po pse mor njeri i keq shtetit tone i takon te blere makina nga 135.000 euro o maskara e njerezit i ka rrugeve pa shtepi neper cadra??!! Ti ben si cub sepse e di qe neser pushtet do vine shoket tuaj, dhe ke iluzione se sdo te ndodhe gje por edhe sikur kjo te jete e sigurte ty do te denoje zoti lart o vemje qe te flaken ne rruge si limon i shtrydhur.

    Përgjigju
    • Zoti Arben: 14/09/2020 11:59

      Komenti juaj do vlente si pergjigje, nese do te ishte shkruar ne vitin 1990 apo 2000. Sot jemi 2020, dhe ligji, rregulli procedura dhe nga krahu tjeter si funksionon ne praktike shteti i ndan nje det i gjere. Une nuk shoh asnje dallim mes sandrit dhe atij qe fatkeqesisht kemi ne krye. Jam po kaq skeptik se kush do vije neser. Keta maskarenj veprojne keshtu se skane frike as ligjin as zotin madje, e konsiderojne veten te pa prekshem sepse keta pertej ligjit dine si funksionon vertet shteti ne praktike. Ministri po ka pak ndergjegje te mos dilte publik me ate makine qe as angela merkel nuk e ka e as e con mendje ta bleje. Ky palaco tallet me kete popull, njerezit jane ne cadra, jane pa pune kane 30 vjet me rroga 400 mije lekshe ky del ben parade me nje makine te viteve fundit. Dhe tjetra, pse nuk shpjegon si eshte e verteta, pse kjo makine ka ardhur me targa gjermane, cfare procedure eshte ndjekur, sa eshte fatura blerjes etj etj. Kete ka detyrim ti shpjegoje popullit, leri gjyqet se i kemi pare gjyqet ka tre dekada. Nese e ka blere kryeministria te mos hipte, te refuzontez te levizte neper tirane me nje makine tjeter modeste per te dhene shembullin se eshte ndryshe nga tjeret.

    • Arben Metani: 14/09/2020 10:45

      Nuk vendos ministri per blerjen, ose jo, te makinave ne ministrin e tij. Blerja eshte perqendruar ne nje institucjon te vetem, qe blen per te gjitha ministrite, dhe eshte prane kryeministrit. Z.Sanndri ( shkruesi i mesazhit ), ne rast se blerja e nje makine eshte ne cmime qe rendon mbi ekonomi e e vendit, atehere eshte Kryeministri qe duhet te mbaje pergjigjesi, dhe me pas te gjithe ata qe e mbeshtesin ate. Ku eshte faji i Z.Lleshaj? Perse perdorni gjithe keto fjale fyese ku der tij? Po te ishit ju ne vend te tij a nuk do te beje te njejtej gje? Ne rast se e ben bashkfajtor me kryeminstrin, pse Z.Lleshaj mbeshte kryeministrin, ne cmimet qe rendojne ne ekonomine e vendit, ju keni te drjetene kritikes por jo te fjaleve fyese. Kjo qe ju beni eshte politike. Nuk mund te kesh besim ti ne ate qe thua perballe specialisteve profesionaliste dhe te ndershem qe vendosin per cmimet e blerjeve. Eshte njesoj sikur ne zanatin dhe punen tend, te vije ai specialisti, qe vendos cmimet, dhe te thote beje keshtu, jo ashtu, punen tende. Ata perballen me mundesine per te shkuar ne gjykim per paaftesi ne kryerjen e detyres, neglizhence, perfitim te paligjshem, korrupsion, dhe kjo eshte shume me teper per ti larguar ata nga tundimi per perfitime personale, sesa fjalet dhe fyerjet pa kuptim qe shkruan ketu. Ki me shume besim tek shteti, kushdo qofte shtetari dhe partia qe eshte ne pushtet. Po te ishte nga frika ime dhe jotja, ata do ta benin 100 here perfitimin per interesa personale, por eshte frika nga organet ligjzbatuese shteterore, ajo qe i ben ata te terhiqen nga tundimet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje