Maksim Ferra: Jeta e
njerëzve, po rrezikohet çdo ditë

TIRANE- Maksim Ferra,drejtori i Qëndrës së Studimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, tregon se krimet që kanë ndodhur në vend,nuk tregojnë gjë tjetër veç se në Shqipëri jeta e qytetarëve ndodhet në rrezik.

Sipas Ferra,ngjarjet e fundit kanë treguar se jeta e qytetarëve është e pambrojtur nga policia, dhe se për këtë përgjegjësia nuk bie vetëm mbi uniformat blu por edhe tek dy forcat politike që drejtojnë vendin. Kjo pasi, sipas tij politika bën akuza të ndërsjellta, duke akuzuar deputetë si kupola krimi,ndërkohë që famije të tëra nuk sigurojnë bukën e gojës.

Zoti Ferra, pse në Shqipëri kohët e fundit janë rritur përmasat e kriminalitetit. Nga kush faktorë vijnë këto krime që po dëgjojmë thuajse çdo ditë?
Vrasjet, vjedhjet,grabitjet, plagosjet apo dhe kërcënimet këto muajt e fundit po shfaqen si fenomene më të pashmangshme për jetën e qytetarëve shqiptarë. Sipas një analizë të kryer të këtyre dy muajve të fundit, qershorit dhe korrikut, lidhur me krimin në vend, rezulton se numri i vrasjeve, grabitjeve plagosjeve apo dhe tentativave të tilla është shtuar ndjeshëm, e cila do të thotë që jeta e qytetarëve shqiptarë të jetë gjithnjë dhe më e pambrojtur nga strukturat e Policisë së Shtetit. Rol negativ i cili influencon sado pak në rritjen e kriminalitetit në vendin tonë, luan dhe lufta politike që po ndërmerret kohët e fundit ndërmjet dy partive kryesore PD dhe PS, akuzat e ndërsjellta me emra deputetësh e pushtetarësh si pjestarë të krimit të organizuar duke i akuzuar si milionerë apo miliarderë, si kupola të krimit të organizuar, ndërkohë që pjesa dërmuese e familjeve mezi sigurojnë të ardhurat mujore.

 Dy ditë më parë një grua, u vra në sy të fëmijëve me thikë nga dy hajdutë çantash. Cili do ishte propozimi juaj, për të parandaluar krime të kësaj natyre dhe si mund të mbahen në kontroll personat që grabisin femrat në rrugë?

Këto ngjarje tregojnë se krimi i rrugës po rritet nga dita në ditë, paniku po shtohet në radhët e komunitetit. Duke u ndodhur në këtë situatë,sado të gatshme të jenë strukturat e policisë së shtetit për të luftuar këto fenomene, nuk mund të arrihen rezultatet e duhura në zbulimin, dokumentimin e më pas goditjen e këtyre akteve kriminale pa patur mbështetjen e komunitetit mbarë. Kjo sepse krimi ndodh në komunitete, dhe është pikërisht komuniteti i pari ai që do ti godasë dhe ti luftojë këto fenomene. Propozimi im do të ishte sensibilizim i shoqërisë civile por edhe të qytetarit me qëllim marrjen prej tyre të informacioneve dhe denoncimeve të sakta. Gjithashtu mendoj se njerëzit profesionistë, të mos preken duke u shkarkuar nga deyra sipas qëllimeve dhe konjukturave politike.

Nga studimet që ju keni bërë, krimi i rrugës sa për qind të kriminalitetit ze në Shqipëri?
Nuk kam statistika të veçanta por nga bisedat apo informacionet e marra në burime të hapura dhe konfidenciale vërehet një rritje e krimit të rrugës. Shikojmë të rinjë që mbajnë nëpër xhepa brisqe apo thika të vogla të cilat shiten kudo në çdo qoshe të rrugëve. Shembuj ka plot të tilla, ka raste që dhe nëpër shkolla kur ka patur raste grindjesh mes nxënësve të shkollave të mesme, për motive të dobëta, disa herë kanë nxjerrë dhe kanë kaluar në plagosje të lehta dhe të rënda.
(Intervista u  botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë